Vjosa Osmani viziton ekspozitën “THYER” të pedagoges Taulanda Jupi

Në mbyllje të vizitës së saj Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me vajzat e saj dhe bashkëshortin, vizitoi ekspozitën “THYER”, Galeria FAB, Universiteti Arteve.

Ekspozita e hapur nga pedagogia Taulanda Jupi dhe studentë të Universitetit të Arteve, si një kujtesë dhe rekuiem për vikitimat e dhunës në familje.

Gjatë vizitës së saj në këtë ekspozitë Presidentja Vjosa Osmani u shpreh:
Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e përbashkët sepse edhe kultura e mentaliteti se si i shohim gratë dhe vajzat është i njëjtë. Gjatë pandemisë edhe në Kosovë, u rrit ndjeshëm dhuna në familje.

Edhe në këtë drejtim ashtu si edhe në fusha të tjera ne duhet të kemi përpjekje të përbashkëta për ndryshimin e këtij realiteti, për fuqizimin e grave dhe vajzave në të dy vendet tona.

Taulanda Jupi në emër të pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve i dhuroi një pjesë të ekspozitës THYER, Zj. Vjosa Osmani.

Taulanda Jupi:
Historia e treguar e padrejtë, na ka vendosur mes nesh kufij të dukshëm e të padukshëm. Por ata kufij të vjetër apo të rinj qofshin nuk e ndajnë dot shpirtin dhe kulturën e kombit shqiptar.

Kam nderin t’ju dhuroj një copëz shpirt nga Ekspozita “THYER”, në shenjë vlerësimi për indegritetin, qëndrueshmërinë, forcën, vendosmërinë dhe vërtetësinë që ju përfaqësoni në politikën shqiptare por më së shumti si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin tuaj në çështje të fuqizimit të grave dhe vajzave.

1 29

2 24