Ballina Kryesore Meta komentator ndeshjesh në Kavajë në ’89-’90: Më kujtohet kur stadiumi shpërtheu...

Meta komentator ndeshjesh në Kavajë në ’89-’90: Më kujtohet kur stadiumi shpërtheu në “Poshtë komunizmi!”

Në një rrëfim ndryshe, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta për një emision sportiv në ”Top Albania Radio” ka folur për eksperiencën e tij të shkurtër para viteve ’90 si komentator ndeshjes futbolli.

Nga eksperienca e tij si komentator, ai kujton ndeshjen në Kavajë kur gjithë stadiumi brohoriste ‘’Poshtë komunizmi’’.

Meta thekson se atë ditë ishte thyer xhami i kabinës, dhe kur iu dha linja për të komentuar nuk dëgjohej çfarë thoshte prej turmës që brohoriste. Më tej ai shton se linja u ndërpre menjëherë pas këtij episodi dhe u tha se linja me Kavajën ka një defekt teknik.

”E vërteta është që unë gjithmonë kam qenë i dhënë pas sportit, kam qenë sportist profesionist në peshëngritje tek Dinamo, për 2-3 vite. Së dyti, kam qenë shumë i dhënë pas edhe futbollit, kjo ka qenë edhe i dhënë pas letërsisë, pas gazetarisë, dhe më jepej për të shkruar. Kështu që për shkak të këtyre të dhënave, edhe të një miqësie që kishte babai im me Ahmet Shqarrin, që ishte dhe drejtues i kryesor i njëra ndeshje në tjetër, që ishte emisioni më tërheqës, më i ndjekuri, atëhere një radio kishte. Dita e dielë ishte të ndiqja, Ahmet Shqarri ishte si drejtues i emisionit. Më ftoi për të qenë komentator, bëra provë, por më jepet edhe për të shkruar, se shkruaja tek gazetat Studenti, Zëri i Lirisë, edhe babai im miqësia e tij, kanë qenë bashkë.

Më thonë që kam zë të veçantë, më ndihmon për të komunikuar. Të falënderoj që vendosni Sali Berishën para meje.

Kam komentuar disa ndeshje, kam qenë komentator për Kavajën, se s’kishte komentator të përhershëm, Lushnjen, Fierin, edhe Tiranën me emrin e madh Ismet Bellova disa herë. Edhe pse këtu kishte emra të tjerë të mëdhenj.

Çdo të shtunë e të dielë në Kavajë, Fier, Lushnje e Tiranë. Para viteve ’90. Në vitet ’89-’90. Kemi dhe një histori interesanet në Kavajë, ku stadiumi brohoriste poshtë komunizmi. Ishte thyer xhami i kabinës, ku unë transmetoja, kur më kërkon leje Ahmeti për linjën, dhe në momentin që dëgjoja të komentoja nuk dëgjohej çfarë thoja, u tha ka defekt teknik.

Kjo është e vërteta që, ishte interesante, më pas me ardhjen e demokracisë ra interesi. Dashuria për radion e përhershme. Ishte gjë e madhe të komentoje ndeshjen. Ditën e dielë po të shihje dilnin burri me gruan, i dashuri me të dashurën, me radio me vete.”- tha Meta.

Exit mobile version