Ballina Ekonomi KLSH: Taksapaguesit shqiptarë po paguajnë borxhet 332 milionë euro të kampanive shtetërore

KLSH: Taksapaguesit shqiptarë po paguajnë borxhet 332 milionë euro të kampanive shtetërore

Vazhdimisht kompanitë publike në sektorin e energjisë dhe ujësjellësve marrin kredi për të zgjeruar investimet, duke përdorur buxhetin e shtetit si garant, por në të shumtën e rasteve dështojnë të shlyejnë nga fondet e veta kreditë e pastaj barra e borxheve bie në kurriz të taksapaguesve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar se, në fund të vitit 2019 vlera e garancive, nënhuave, borxheve etj, nga kompanitë me menaxhim publik ndaj buxhetit të shtetit arriti vlerën e 41 miliardë lekëve në fund të 2019, ose 332 milionë euro. Më shumë se 84% e detyrimeve i takojnë kompanive të energjetikes.

Kompanitë e sektorit energjetik për vitin 2019 paraqesin një performancë jo të mirë persa i përket aftësisë për të përmbushur detyrimet. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se risku i kreditit të këtyre kompanive ka vendosur në vështirësi buxhetin e shtetit, duke kryer pagesa të vazhdueshme në lidhje me garancitë jo performuese si dhe në formën e mbështetjeve buxhetore.

Nga ana tjetër edhe detyrimet në bazë të kontratave të nënhuasë ndaj Buxhetit të Shtetit nuk rezultojnë të jenë përmbushur. Për vitin 2019 nuk është dhënë mbështetje buxhetore për sektorin e energjisë, por detyrimet e reja të kompanive të energjetikes ndaj buxhetit të shtetit janë rritur edhe 1,9 miliardë lekë.

Gjithashtu e dhe ndërmarrjet e ujësjellësit me kapital shtetëror e kanë shprehur performancë të dobët për sa i përket marrëdhënieve të nënhuasë dhe në të njëjtën kohë dhe garancive për projekte specifike, raporton KLSH.

Në fund të vitit 2019, vlera e garancive dhe nënhuave të buxhetit të shtetit në ndërmarrjet e ujësjellësit arriti në 6.4 miliardë lekë.

Nga auditimet e KLSH-se në shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve u gjet se, hartimi i plan bizneseve vjetore dhe planeve afatmesme, rezulton se janë të paargumentuar dhe jo te mbështetur në studime të hollësishme, pa identifikuar sakte lindjen e nevojës dhe mundësinë e realizimit.

Në shumë raste ka mos realizim të investimeve dhe të të ardhurave. Investimet me financime të huaja ne forme kredie, nuk janë marrë në dorëzim dhe nuk janë kryer regjistrimet kontabël për shumën respektive te kredive vë në dukje KLSH. Çdo shoqëri ka një marrëveshje nën huaje me Ministrinë e Financave, ku sanksionohet qe përfituesi (ndërmarrja e ujësjellësit) është përgjegjës për shlyerjen e kredisë dhe kryerjen e pagesave te interesit.

Ne shume raste pagesa e interesave për kredinë është bërë nga Ministria e Financave, si garante e kredisë, për arsye se këto shoqëri nuk kanë kapacitetet financiare për të shlyer këto detyrime të cilat mbarten në vite, dhe rrjedhimisht detyrimi i UK ndaj MF është i konsiderueshëm duke u llogaritur këtu edhe penaliteti për mos shlyerje ne kohe te interesave.

Të analizuara sipas nënhuasë dhe institucioneve zbatuese të marrëveshjeve të nënhuasë, detyrimet paraqiten për shtesën vjetore të vitit 2019:

Exit mobile version