Vjosa Osmani sfidon Ramën: Votoni rezoluten për genocidin serb, kreu i qeverisë e bojkoton

Presidentja në detyre e Kosovës, Vjosa Osmani i kërkoi Parlamentit të Shqipërisë të bashkohet me atë kosovar në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb.

Osmani tha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se dialogu me Serbinë do të përmbyllet vetëm me njohjen e ndërsjelltë, pa cënuar integritetin territorial të shtetit dhe se Serbia duhet të kërkojë falje dhe të dënohet për krimet e kryera.

Në thirrjen për bashkëpunim të shqiptarëve nga të dy anët e kufirit, Vjosa Osmani dënoi traun e vendosur në rrugën e Kombit si “barrierë në komunikimin mes dy vendeve”.