Ballina Bota & Rajoni Vjosa Osmani fjalim me tone të forta në Kuvend: Nuk mund ta...

Vjosa Osmani fjalim me tone të forta në Kuvend: Nuk mund ta shpërblejmë Serbinë me territore!

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, ku është shprehur se lufta Çlirimtare nuk do të harrohet, dhe qendron në themelin e Pavarësisë.

Indirekt, Osmani ka dhënë një mesazh dhe për kreun e qeverisë Edi Rama, kur tha se askush në dy vendet tona, nuk duhet të bëjë përpjekje për të pastruar imazhin e Serbisë, që tashmë do të hiqet si viktimë.

Pjesë nga fjalimi i Vjosa Osmanit

Faleminderit i nderuar kryetar i Kuvendit zoti Ruçi, të nderuar kolegë, fort të nderuar qytetarë, jam tepër e lumtur që nga foltorja e këtij Kuvendi ti drejtohem bashkëkombasve të mi në të gjithë botën. Ky komb që ka dhënë aq shumë për kulturën perëndimore. Shqipëria është jo vetëm atdheu i motrave dhe vëllezërve tanë, por është ëndrra jonë e përbashkët, është vatra që u bë shtëpia jonë, që na mbajtën gjallë ne dhe shpresën tonë për liri.

U jemi mirënjohës përjetë! Këtu sot na ka sjellë gjaku i 13 mijë personave të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë, e mes tyre janë ende shumë persona të zhdukur. Unë do të kërkoj që historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet në mend dhë të rikujtohet, të dashur deputetë e deputete, Pavarësia e Kosovës e ka vulosur jo vetëm fatin tonë, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit. Të rinjtë tanë në Kosovë dhe në Shqipëri janë pasuria jonë, duhet të bëjmë gjithçka që atyre tiu japim një të ardhme shumë premtuese.

Është e domosdoshme që ne si politikbërës të jemi të përgjegjshëm ndaj mendimeve dhe dëshirave të njerëzve tanë, sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur, dhe ne do të kërkojmë deri në fund njohjen reciproke dhe paprekshmërinë e territoreve. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territore, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, dhe do ta themi në çdo vend të botës.

Asnjë nuk duhet të ketë preokupim në territoret shqiptare sesi të pastrojë fytyrën e Serbisë, ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona, që të jemi zëri kumbues për të kërkuar drejtësi për viktimat që ka shkaktuar Serbia. Drejtësi për nënat që kërkojnë një vend për të qarë fëmijët e tyre. Kosova ka dhënë më shumë se çdo gjë, ka dhënë shpirtrat e 1 mijë fëmijëve.

Exit mobile version