Mourinho zbulon çfarë i tha Kloppit pas ndeshjes

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka këmbëngulur se skuadra e tij e meritoi triumfin në ndeshjen e së mërkurës kundër Liverpoolit, e cila përfundoi me një fitoren prej 2:1 për skuadrën e Jurgen Klopp.

Goli me kokë i Roberto Firminos në minutën e 90-të ia fitoi të kuqve ndeshjen dramatike në Anfield, të cilët e kishin shënuar të parët përmes Mohamed Salah në pjesën e parë para se Son Heung-Min ta barazonte rezultat pak minuta më vonë.
Tottenhami për pak sa nuk e shënoi golin e epërsisë në pjesën e dytë, por Harry Kane dhe Steven Bergwijn humbën mundësi të arta.

Humbja e atyre rasteve i kushtoi shtrenjtë skuadrës londineze dhe Mourinho mendon se ekipi i tij meritoi më shumë në Anfield, edhe pse e mbajti vetëm 24% të posedimit të topit dhe i pati vetëm dy goditje në kornizën e portës krahasuar me 11 të Liverpoolit.

Mourinho i kishte thënë edhe Kloppit pas ndeshjes se Tottenhami e merionte fitore. Trajneri gjerman tha pas ndeshjes se fillimisht kishte menduar se portugezi nuk e kishte seriozisht.

“Ne e merituam të fitonim. Më duhet të jem i zhgënjyer. Natyrisht se ata e mbajtën topin më shumë por kur ne e kishim atë, e dinim sesi t’i lëndonim por duhej ta shënonim golin e dytë, tretë”, tha Mourinho për BBC.

“Në ndeshje si këto kur nuk i ke 10 shanse, por vetëm tri apo katra, duhet të shënosh për ta mbyllur ndeshjen. Barazimi mbase do të kishte qenë rezultat i drejtë, por humbja ishte vërtet, vërtet e padrejtë, por ky është futbolli”, shtoi ai.