Mjeku rrëzon propagandën e qeverisë/ Pse kaq shumë të rinj vdesin nga Covid-19 në Shqipëri?!

Nga Erion DASHO

Në Shqipëri, më pak se gjysma e personave që humbin jetën prej COVID-it (48% për saktësi) janë mbi moshën 70 vjeç. Ndërkohë kjo shifër në Itali është 85%, në Suedi 90% dhe në Gjermani 92%!

E thënë ndryshe, mbi 50% e personave që humbin jetën në Shqipëri janë nën moshën e pensionit ose rreth saj, ndërkohë që në vendet e sipërpërmendur kjo përqindje luhatet nga 8% deri maksimumi 15%!

Për krahasim, sa është vdekshmëria nën 70 vjeç në Gjermani (8%), në Shqipëri është vdekshmëria nën 50 vjeç!!!

A do të mbajë dikush përgjegjësi për faktin se kaq shumë të rinj vdesin nga COVID në Shqipëri?!

Apo, si gjithmonë, do të vazhdojnë të mburren me numrat e manipuluar të vdekjeve dhe të presin vaksinën të bjerë nga qielli?!