Merret peng në makinë një i ri, nuk dihen shkaqet

Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. 37-vjeçari me inicialet Y. D., ka marrë peng dhe ka futur në bagazhin e makinës 22-vjeçarin me inicialet V. B.

Ngjarja nuk dihet ende se çfarë motivesh ka, por policia thotë se, disa orë pas pengmarrjes kanë mundur të gjejnë personin dhe makinën.

Pas ndërhyrjes është bërë i mundur lirimi i pengut dhe arrestimi i të dyshuarit.

Njoftimi i Policisë së Bulqizës

I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit, kapet dhe vihet në pranga autori.

Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B., 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit.