Bojkoti i Ramës në fjalimin e Presidentes së Kosovës, Paloka: Edi Rama tradhëtoi sot vlerat e kombit!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka e ka cilësuar tradhëti të vlerave të kombit bojkotin që Rama i bëri fjalimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, ky ishte një akt i shëmtuar dhe i paprecendentë që nuk kishte ndohur kurrë më parë.

Postimi i Palokës

Eshte e turpshme qe Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes se Kosoves ne parlament. Kio nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi dhe eshte nje akt i shemtuar politik dhe jo vetem i shtyre nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.

Edi Rama tradhetoi sot vlerat e kombit dhe per fat te keq nuk eshte hera e pare qe e ben kete. Motivet politike dhe personale qe e shtyne ta beje kete akt jane te pafalshme.