Mashtrimi i Prokurorisë për vrasjen e Klodianit, skandal! Vasili thirrje SPAK: Boll fjete mbi krim! Faktet ulërijnë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj prokurorisë, pas deklaratës së të atit të Klodian Rashas, se djali i tij ishte dhunuar dhe kishte fraktura në kokë dhe në trup.

Sipas Vaslit ky është një skandal i cili asgjeson mashtrimin e prokurorisë për dhunën ndaj Klodianit dhe ndërkohë i ka bërë thirrje SPAK-ut të reagojë përballë fakteve që ulërijnë, pasi nesër do jenë ata të akuzuar.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

SKANDALI. Mashtrimin e prokurorise per dhunen ndaj Klodianit e asgjeson e verteteta e babait te tij!(VIDEO).

Prokuroria mohoi totalisht dhunen ndaj te ndjerit Klodian Rasha.

Lexojeni se çfare deklaron prokuroria:

“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për kònflíkt fizik, keqtrajtim të kùfòmës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas gòditjès me ármè zjárri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Pènále për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhùnè”.

Ndersa deshmia e babait te Klodian Rashes ne intervisten me gazetaren Klodjana Lala eshte vertet tronditese dhe asgjeson totalisht deklaraten e prokurorise.

Ai pohon se i ndjeri djale kishte plage te madhe ne koke me 10-12 te qepura, shperfytyrim te fytyres dhe traume ne shpatull.

SPAK boll fjete mbi krim, faktet ulerijne, bej detyren se do te jeni ju neser ne bangen e te akuzuarit.