Mafia ka emër!

Nga Bujar NISHANI

Top fake news Televizion, më paska akuzuar në një dokumentar militantësh fanatik, se paskam qenë i përfshirë në “skandalin” e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

Të mashtrosh, të shpifësh e të sajosh fake news, nuk është kurrfarë zotësie apo profesioni.
Eshtë mjerim i degradimit moral!

Bujar Nishani si ministër, por edhe administrata e Ministrisë së Brendshme kur drejtohej prej meje nuk ka organizuar, drejtuar, realizuar apo nënshkruar kurrë ndonjë tender për uniformat e Policisë së Shtetit. Kurrë, asnjëherë!
Po pse gënjen përsëri Top fake news Televizion?

Kushdo e di fare mirë.

I shërben kryehajdutit, kryemashtruesit, mikut të trafikantëve e vrasësve, tradhëtarit serbofil të Kombit Shqiptar!
I shërbejnë kockave që ju hidhen nga tepsia e hajnisë dhe korrupsionit që zhvat e grabit çdo ditë familjet e shqiptarëve.

Secilin prej nesh, shqiptarët e njohin mirë e nuk ka topçi që mund të hedh baltë atje ku ajo nuk ngjit!

MAFIA KA EMER!