Lajm i keq shumë i madh, analisti: Çuçi, 100 përqind vegël e besuar e Ramës

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar në rubrikën “Opinion” në News24 dy ndryshimet në qeverinë Rama me Çuçin, që zëvendëson Lleshajn dhe Milva Ekonomin që merr postin e hapur të ministrisë së bujqësisë.

Gjekmarkaj thotë se, brenda këtyre ndryshimeve ka një lajm të mirë që është shumë i vogël dhe një lajm i keq që është shumë i madh.

Sipas tij, Çuçi nuk është figurë irrituese, si dhe është njeri i qetë dhe normal, por nga ana tjetër është i besuar i Ramës dhe tashmë ministri i Brendshëm do të jetë vegël 100% e Ramës.

Nga ana tjetër edhe për Milva Ekonomin Gjekmarkaj ka vlerësime pozitive, por për të thotë se s’ka lidhje me bujqësinë, pasi edhe ajo si Çuçi është e besuar dhe e bindur e Ramës.

“Gjëja e parë që më erdhi në mendje, nuk besoj fare tek teoritë konspirative, duket sikur kanë dalë nga vëllazëria e SOROS. Këtë të lënë të kuptosh. Nuk e konsideroj SOROS-in kulak. Ka një lajm të mirë që është i vogël, dhe lajm i keq që është i madh.

Lajmi i mirë është që Çuçi nuk është figurë irrituese, është i qetë dhe normal. Nuk ka tërhequr shumë vëmendje negative, edhe pse është akuzuar nga opozita. Lajm i keq është që Çuçi është nga më të bindurit e Ramës, nga më të afërmit. Pra që ministri i brendshëm do jetë vegël 100% i Ramës. Dhe do atakohet menjëherë nga opozita, pasi me të drejtë gjykimit i bashkohet paragjykimi.

Duke parë eksperiencën e mëparshme të ministrave të brendshëm, Sandër Lleshaj, që u shkarkua, ka qenë distant nga Rama, nga Ardi Veliu. Si i tillë nuk i bënte më punë Ramës, e kam fjalën për besimin që i duhet atij për procesin elektoral. Ky është lajmi i keq. Kemi një ministër i brendshëm që i bashkohet një kryetari Policie, sic është Ardi Veliu për të cilin po kërkohet dorëheqja, parë dhe zgjedhjet përpara. Shoh lajme shumë të këqija, përsa i përket sigurisë së zgjedhjeve, përdorimit politik të policisë në zgjedhje. E një sërë gjërash që do rrisin klimën e mosbesimit që ekziston mes palëve.

Sa i përket Milva Ekonomit. Ka lidhje me bujqësinë sac kemi unë e ti me kibernetikën apo armët bërthamore. Nuk ka lidhje me bujqësinë. U shkarkua njëherë si ministre, është zonjë e nderuar, në komunikimin publik Vetë Rama e shkarkoi atëhere se ishte pa rezultate.

Rama ka vendosur dy njerëz të besuar, por bujqësia s’është kaq prevalente sa e brendshmja. Dy njerëz që marrin urdhëra nga Rama dhe i zbatojnë pa mëdyshje, pa vrasje ndërgjegje pa kokëcarje”- tha Gjekmarkaj.

Sa i përket Sandër Lleshajt, Gjekmarkaj konstaton se nuk beson tek dorëheqja e tij por është i bindur se e ka shkarkuar Rama. Analisti thotë se dallohej qartë se kishte një marrëdhënie të ftohtë dhe distancim Lleshaj-Rama, prandaj kryeministri e ka hequr pasi nuk i bënte më punë duke parë që janë dhe zgjedhjet para.

“I kam ndjekur prononcimet e ish-ministrit të brendshëm, deklaratat e tij dhe ka dalë që ka pasur një ftohtësi me Ramën, marrëdhënie të ftohta. Duket se arsyet e brendshme ne nuk i dimë, të ngrira, ka pasur rrjedhje informacioni se përplasjet kanë qenë 2-3 raste me gjuhë mjaft të ashpër nga kryeministri. Dhe dukej se nga çasti në çast do e largonte Lleshajn. Kjo që erdhi, vrasja e i dha mundësinë Ramës të bënte politikë, të prezantonte standardin që udhëheq kryeministri, dhe i dha mundësinë të clironte nga ministri i padëshiruar dhe ta largonte atë”, shtoi Gjekmarkaj.