Gafa e paharrueshme e Bledi Çuçit

Bledi Çuçi është propozuar ditën e sotme si pasuesi i Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Bledi Çuçi nuk ka pasur eksperiencë të mëparshme në këtë fushë, por ka drejtuar më herët ministrinë e çështjeve vendore si dhe ka udhëhequr reformën territoriale dhe atë elektorale, cfarë e afron me sfidën më të parë të ministrisë, menaxhimin e periudhës zgjedhore.

Ndërkohë ai është bërë viral vetëm pak kohë më parë për shkak të gafës së rëndë që bëri në lidhje vajin e palmës, të cilën sipas Cucit mund ta pije tërë ditën e s’të bënte dëm.

“Përdorimi i vajit të palmës nuk është i paligjshëm. Mund të bësh analizën e bulmetit dhe nëse të del me 30% me vaj palme dhe kur nuk është shënuar, atëherë këtu kemi të bëjmë me shkelje. Atëherë do më kritikosh se përse nuk e kam bërë punën unë si ministër. Po luani me shëndetin e njerëzve.

Ore pi gjithë ditën, nuk të bën keq .Vaj palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Po të hash gjalpë nga lopët zvicerane, vdes se është yndyrë e rëndë”-u shpreh ai.