Ballina Aktualitet Drejtori i diskredituar i Policisë së Shtetit, pas një jave i fshehur...

Drejtori i diskredituar i Policisë së Shtetit, pas një jave i fshehur pas vrasjes së Klodianit, shfaqet si mjek…

Drejtori i diskredituar i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shfaq më në fund në publik pas një jave protestash kundër tij.
Ai duket në një foto që postoi kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kaluar, në pozicionin e ‘mjekut’ që shoqëron një polic të plagosur.

“Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit,” shkruan Rama.

Ai ka provokuar protestuesit duke thënë se edhe nëse 500 mijë të dalin në shesh, ai nuk e lëshon Ardi Veliun.

Protestuesit kërkojnë ‘kokën’ e tij duke e fajësuar jo vetëm për vrasjen e Klodian Rashës, por edhe për degradimin e Policisë së Shtetit.

Exit mobile version