Basha: Shqiptarët vuajnë dhe dhunohen, Rama bën miqtë ministra dhe paguan udhëtime luksi për shopping në New York

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas emërimit nga Rama ministër të Brendshëm Blendi Çuçin.

Basha shkruan se, Rama nuk e ka mendjen te shqiptarët, por se si të plotësojë tekat e tij, duke emëruar njerëzit e afërt në krye të punëve të shtetit.

“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, shprehet Basha.