Babai i Klodianit reagon ndaj Prokurorisë: Djali ishte i dëmtuar në kokë dhe fytyra ishte dëmtuar shumë, ishte një vrasje makabër

Qazim Rasha, i ati i 25-vjeçarit që u ekzekutua nga policia, shprehu habi për faktin që djali i tij Klodian Rasha ishte dëmtuar rëndë.

Në intervistë për News24, i ati tha se, e kishte parë me imtësi trupin e të ndjerit dhe kishte konstatuar me habi se Klodiani ishte me kokë të dëmtuar ku në morg i ishin bërë disa qepje, po ashtu fytyra ishte dëmtuar shumë.

“Djali ka 10 a 12 qepje në pjesën e kafkës. Si mund të ndodhë kjo? Plumbi nuk e çan kafkën. Është i bastarduar edhe nga fytyra. Edhe në shpatull… nuk ishte vrasje për tejkalim… por ishte vrasje me dashje, vrasje me dashje, vrasje me dashje“, theksoi Rasha.

“Vrasja e djalit tim nuk ishte një vrasje e çfarëdoshme, ishte një vrasje makabër”, ka përfunduar Qazim Rasha.