Zbulohet emri i spiunit të Sigurimit të Shtetit në polici që tërhiqte zvarrë të miturin në protestë

Enkel DEMI

Përparim Çangu, është ish-sigurimsi që u filmua, teksa ushtron dhunë barbare ndaj një të mituri në protestat e fundit. Kapja e policisë dhe Shërbimit Inteligjent nga ish-Sigurimi ka rikthyer metodat e dhunshme të vendosjes së diktatit.

Unë jam një nga ata persona që i kam vuajtur në të ritë e mi këtë lloj metodash të dhunshme që përdor Përparim Çangu. Çfarë do të thotë kjo? Shqipëria jo vetëm nuk ka si të bëjë shtet apo të ecë para me ish-sigurimin e shtetit, por po kthehet drejt një klike autoritare me metodat e sigurimit të shtetit. Për ta shpjeguar për diplomatët e huaj.

Çfarë do të ndodhtë në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore sikur në polici, apo shërbim informativ të kishte ish-oficerë, apo ish punojë të Gestapos. Kjo gjë ndodh vetëm në Shqipëri, që pinjoll të sigurimit të shtetit dhe jo vetëm janë bashkëpunëtor po janë tashmë pjesë e forcave të policisë dhe ushtrojnë dhunë mbi protestuesit, pavarësisht se janë të rinj. Sot e kanë emrin Përparim Çangu nesër mund të kenë një emër tjetër.

Jemi me metodat e sigurimit të shtetit edhe me metodat ideologjike, propagandistike. Regjimi po vendoset me metodat të sigurimit të shtetit. Tani ka mbetur që në parlamentin e shumicës së sotme, të aprovohet neni 55 dhe këto të bien rehat përfundimisht, që ne që nuk e pëlqejmë regjimin, që na kundërshtojnë se themi të vërtetën tonë të na çojnë në burg edhe pse mendojmë ndryshe nga regjimi.

Këtë nen 55, unë e rekomandoj që të bëhet në kuadër të Reformës në Drejtësi se me siguri do të përshëndetet nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe nga ambasadori i BE-së Luigi Sorecca. Aprovojeni edhe 55, sigurimin e shtetit e keni bërë, Reformën në Drejtësi e keni tashmë ato që janë kundërshtar, o të futen në burg, o çojini në internim ose nuk e di se çfarë.”- tha Enkel Demi.