Shifra skandaloze/ Shqiptarët do të paguajnë 838 miliardë lekë për koncesionet e Ramës në 2021

Presidenti Ilir Meta reagoi pas konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Arben Ahmetaj e Anila Denaj, ku u dhanë shpjegime për buxhetin e vitit 2021.

Gjatë konferencës, ministrja e Ekonomisë Denaj iu përgjigj kreut të shtetit, i cili e ka kthyer në Kuvend pr.ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Për ministren, synimi i këtij buxheti është “rimëkëmbja me objektiv rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve, rritjes së pagave në shëndetësi e arsim dhe rritje të investimeve publike në infrastrukturë”.

Por kreu i shtetit në reagimin e tij në rrjetet sociale, e vë theksin tek vlera e PPP-ve, që sipas tij në 2021 arrin në “49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Teksa bën paralelizmin me luftën kundër COVID-19, Meta thotë se në buxhet për këtë është parashikuar “0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

“Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan kreu i shtetit.