Reagimi i fortë i regjisorit të njohur: Kush nuk proteston është i vdekur!…

Regjisori i njohur, Edmond Budina nga protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie deklaroi se një popull që nuk proteston, është një popull i vdekur.

Në një prononcim për ‘News24’, Budina iu përgjigj zërave skeptikë për protestën ku u dëmtuan disa objekte, mes tyre dhe pema e Vitit të Ri si dhe dekoret për festat, duke iu kujtuar atyre ‘varrosjen’ e kostumeve të veçanta gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar.

“E mira është se protesta duhet të vazhdojë. Siç e vazhduam dhe ne protestën pas shembjes së teatrit. Të protestosh është qytetari. Kur qytetarët nuk protestojnë, është një vend i vdekur. Protesta për vrasjen e Klodianit nuk ishte e rastësisht. Ajo ishte pika kur u derdh gota. Kjo polici po reagon në mënyrë skandaloze. Se di se si mund të jetë profesionale një polici që keqtrajton qytetarët. Të tërheqsh zvarrë 15 -vjecarët, t’i masakrosh, t’i çosh në komisariate, dhe familja mos të dijë gjë, kjo është kriminale. Siç kanë qenë skuadronet fashiste.

Një popull që nuk proteston është një popull i vdekur. 3 vite protestuam tek teatri në mënyrë paqësore, po përgjigja e këtij sekti të Rilindjes ishte dhuna. Shumëkush mund të ankohet për pemën e Vitit të Ri, i them se si nuk ju erdhi keq kur u varrosën kostume kuizito?! Si nuk ju erdhi keq për atë pronë publike?! Kjo është hipokrizi e atyre njerëz që blihen nga pushteti”, tha Budina.

3 14

2 22

26a22dee b4e3 4cc9 a2dc c2901f8e7233 696x522 1