Raporti: Shqipëria me numrin më të ulët të testimeve për virusin në botë, 4 herë më pak se Mali i Zi

Përfshirja e testeve të shpejta te antigjenit duket nuk ka ndryshuar renditjen e Shqipërisë, e cila vijon të mbetet ndër vendet e fundit në botë për numrin e ulët të testimeve, shkruan Panorama.

Sipas të dhënave të “Worldometers”, në vendin tonë niveli i testimeve është më pak se 77 mijë teste për 1 milion banorë. Një shifër kjo shumëherë më e ulët në raport edhe me vendet e tjera të rajonit. Konkretisht, në Greqi niveli i testimeve është rreth 249 mijë për një milion banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me rreth 248 mijë teste, Serbia me rreth 235 mijë teste dhe Maqedonia e Veriut me 175 mijë teste.

Pra, edhe në rajon mbetemi të fundit për tamponët, me një diferencë gati përgjysmë me Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse u tha që përfshirja e testeve të shpejta do të intensifikonte punën në terren për gjurmimin e rasteve të reja pozitive me COVID-19, të dhënat dëshmojnë të kundërtën.

Edhe një javë tjetër është mbyllur me një mesatare ditore prej 2400 testesh në ditë, që, në këndvështrimin e ekspertëve, janë të pamjaftueshme për të pasur një panoramë të saktë të situatës reale.