Rama: Nuk falen gjobat, reagon Kryetari i Shoqatës së Biznesit: Ti je shëmbëlltyra e së keqes!

Kryetar i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, dega Tiranë, Shpëtim Agolli ka reaguar pas deklaratës së Ramës se nuk do të ketë falja gjobash dhe kamatvonesash për Biznesin. Rama tha se, nuk është bërë deti kos që tëfalen gjobat dhe kamatvonesat për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm.

Kreu i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm shprehet se, ne kemi dalë dhe do dalim në mbrojtje të Biznesit të Vogël i nderuar Kryeministër, derisa ti të kuptosh se e drejta është me ne dhe se ti je shëmbëlltyra e së keqes.

Reagimi i plotë i Agollit

I pyetur nga gazetarja e ekonomisë e ABC NEWS, se: -Biznesi i Vogël dhe i Mesëm ju është drejtuar me një shkresë zyrtare, ku ndër të tjera kërkon faljen e gjobave dhe kamatvonesave për Biznesin e Vogël, cili është komenti juaj?

Përgjigja e Ramës: – U them atyre dy tre personave që dalin nëpër TV, se nuk është bërë deti kos.Kaq!

P.S hahaaa, ne kemi dalë dhe do dalim në mbrojtje të Biznesit të Vogël i nderuar Kryeministër, derisa ti të kuptosh se e drejta është me ne dhe se ti je shëmbëlltyra e së keqes jo vetëm për biznesin por për çdo qytetar shqiptar.
Kaq!

Kryetar i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, dega Tiranë.
Shpëtim Agolli