Ballina Aktualitet Punonte si taksist, kush personi që u qëllua për vdekje në automjet,...

Punonte si taksist, kush personi që u qëllua për vdekje në automjet, zbulohet lidhjet e tij me…

Anton Keli është 51-vjecari që u qëllua me armë zjarri pasditen e sotme në Rrëshen. Burime bëjnë me dije se, është djali i hallës se Tonin Gjinit dhe Preng Gjinit, njëri i vrarë dhe tjetri i plagosur nga një atentat në Tiranë.

Ai punonte si taksixhi dhe u qëllua në automjetin e tij ndërsa ndërroi jetë në spital. Forcat e policisë dhe FNSH kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për krehjen e zonës. Shkak për vrasjen dyshohet të jenë hasmëritë në qytetin e Rrëshenit.

Viktima në fjalë është nipi i Tonin (Armando) Gjinit i cili është ekzekutuar në Gusht të vitit 2019 në automjetin e tij në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Sapo Tonin (Armando) Gjini mbushi 1 vit nga vdekja, në Tiranë konkretisht tek zona e “Komuna e Parisit” iu bë atentat vëllait të tij, Preng Gjinit.

Atij i vendosën lëndë plasëse në automjet dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë. Ende nuk dihet saktësisht nëse kjo vrasje ka lidhje me atentatet e lartpërmendura. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motiveve.

Exit mobile version