Pas SMS-së, Genc Sejko u paraqit sot në polici, ja çfarë ndodhi gjatë marrjes në pyetje

Aktivisti i shoqërisë civile, Genc Sejko nga studio e Edicionit të Pasdites në SYRI TV, perballe moderatores Armela Ferko, ka komentuar edhe thirrjen që i është bërë sot në komisariat në lidhje me protestat e zhvilluara ditët e fundit në kryeqyet.

‘U paraqita sot në mëngjes në komisariat. Në fillim më thanë që ju kemi thirrur si një person që kisha dijeni për ato që ata donin të dinin,

Më pas më morën në pyetje dhe më vendosën përpara statusin që kisha shkruar, dhe më tej më informuan që, që nga ai moment kisha konsumuar kundravajtje penale dhe duhet të deponoja në prokurori, për organizim dhe pjesëmarrje në protesta të paligjshme’.

I pyetur lidhur mbi këtë procedim, avokati Dorian Matlija, e cilësoi si një maskim që po përdor policia, që në fakt është një procedurë e paligjshme.

‘Sejko është thirrur si person që ka dijeni për ngjarjen, por në fakt është një maskim sepse e vërteta është thirrur si një perosn që ata kanë dyshime, pra e kanë thirrur si të dyshuar.

Kjo, sepse nëse do ja kishin thënë që në momentin e paraqitjes që është person i dyshuar, patjetër që duhet të ndërpritej çdo pyetje dhe çdo lloj veprimi tjetër sepse duhet ti garantohej një avokat për këtë procedurë.

Në momentin që ai bën deklarata pa praninë e avokatit, ai mund të dëmtojë veten, dhe kjo mund të minojë interest e tij.

Kjo është një mënyrë shumë e rrezikshme nga ana e hetuesve.

Kjo është një mënyrë e poshtër se si personat i thërresin si jo të dyshuar dhe pastaj i paraqesin të gjitha faktët që ata kanë si të dyshuar këta persona’.

Vetë Sejko më tej gjatë bisedës shpjegoi edhe si vazhdoi procedura.

‘Zgjati pak sepse në momentin që nxorrën disa statuse, në mbështje të protestës, u pueta nëse kisha marrë leje për proetstë.

Por unë u thashë se nuk kisha si të merrja leje kur nuk isha unë organizatori, siç isha para dy vitesh kur mora leje.

Dhe për sa kohë nuk jam unë organizatori nuk kam pse të aplikoj për leje.

U njoftova që isha në shkelj të ligjit, dhe u thashë që në dijeninë time, e drejta për të protestuar është kushtetuese, dhe në asnjë moment nuk kam bërë thirrje për të rrëzuar pushtetin popullor.

E kisha një parandjenjë se kjo do të ishte një aryse pse isha ftuar, por nuk mund ta mohoja që kisha bërë thirrje për të protestuar.’