Ballina Aktualitet Media holandeze: Spitalet shqiptare nuk kanë as ujë, prandaj bëhen çmenduri si...

Media holandeze: Spitalet shqiptare nuk kanë as ujë, prandaj bëhen çmenduri si ajo që habiti Italinë

Për mjerimin e shëndetësisë shqiptare shkruajnë vazhdimisht mediat e huaja.

Këtë herë, gazeta holandeze Friesch Dagblat sjell rrëfimin e një misionareje holandeze që jeton në Shqipëri.

Ajo tregon se një prej misionarëve amerikanë që punon në kishën e tyre, u prek nga virusi. Kompania e sigurimit i tha të shkonte në Turqi.

“Është e trishtueshme që besimi te spitalet shqiptare është kaq i ulët, sa kompanitë amerikane të referojnë jashtë vendit,” shkruan Bauke Deelstra.

Ajo sjell rrëfimin e një miku shqiptar, që tregon se spitalet janë edhe të mbushura me korrupsion. Babai i mikut të saj u shtrua për të operuar apendesitin. Ai u tha mjekëve se ishte i siguruar, por kirurgu e la dhomën.

Më pas, babai i tij bërtiti: Prit, prit, kam lekë të tjera.

“Spitalet mesatare shtetërore nuk kanë ngrohje dhe as ujë të nxehtë. Ka situata ku stafit i mungojnë dorezat dhe injeksionet. Si pasojë, njerëzit pa para mund të vdesin në spital”.

Shëndetësia në Shqipëri është në gjendje kaq të mjeruar, sa një lajm bëri bujë në Itali këto ditë.

Një shqiptar i prekur nga koronavirusi, të cilit nuk i kishin dhënë shumë shpresë, mori avionin dhe fluturoi drejt Milanos.

Në spitalin e njohur San Raffaele, ai kërkoi mjekun Alberto Zangrillo, që kishte kuruar ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.

Për fat, shqiptarin e shtruan në spital dhe mori mjekim, por historia e tij ka lënë me gojë hapur autoritetet.

Exit mobile version