Foto/ ERTV “ja fut” Ramës, i ndërpret fjalën dhe transmeton film…

Tashmë që çdo gjë transmetohet me regji nga ERTV-ja duket se informacioni është më i kontrolluar, por nuk mungojnë as defektet teknike, siç ndodhi gjatë ditës së sotme, ku kryeministri Rama ishte duke folur.

Gjatë momentit kur Rama po komentonte vizitën e tij të fundit në SHBA, dhe blerjet nëpër dyqane, hyri një sekuencë nga seriali ”Malkolm in the middle”, dhe menjëherë transmetimi u ndërpre.

Nuk dihet nëse filmi hyn në preferencat e Ramës apo pjestarëve të zyrës së tij të shtypit, por kjo i gjeti të papërgatitur të gjithë, madje dhe vetë komentueset e lajmeve në ekranet televizive.

Gjatë gjithë kohës lidhja nga kryeministria ka pasur shkëputje, ndërsa konferenca e Ramës tashmë vijon prej më shumë se dy orësh.

www