Familjarët: Do kërkojmë ndryshimin e akuzës! Rama del si hajdut nga familja Rasha, futet direkt në makinën e blinduar

Ka përfunduar vizita e kryeministrit Edi Rama në familjen Rasha, e cila ishte e treta në harkun kohor të 5 ditëve. Rama ka qenë i vetëm brenda banesës, dhe nuk ka preferuar që të marrë asnjë person tjetër nga PS apo qeveria.

Makina e tij ka qendruar në hyrje të rrugicës që të çon pranë familjes Rasha, dhe menjeherë sapo ka dalë nga banesa ai ka hyrë brenda saj, pa dhënë asnjë koment për mediat.

Ramën e ka përcjellë pak metra xhaxhai i Klodianit, ndërkohë që pjesa tjetër e familjarëve kanë qendruar brenda oborrit të banesës, ku familja ende pret njerëz për të kryer ngushëllimet për humbjen e djalit të tyre 25-vjeçar.

Kjo vizitë e Ramës në këtë familje vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension të posaçëm për këtë familje, të Familjarët nuk pranuan që të shpreheshin për mediat, duke thënë se tashmë i kanë mbyllur të gjitha çështjet, dhe se presin vendimin që do të japë drejtësia.

Sa i takon pensionit që iu akordua, ata kanë thënë se do ta japin për bamirësi, pasi nuk kanë nevojë për para, dhe gjatë gjithë jetës Qazim Rasha, babai i Klodianit nuk ia ka shtrirë dorën askujt, dhe i ka rritur djemtë e tij me krenari.

Familjarët kanë deklaruar gjithashtu se do kërkojë ndryshimin e akuzës nga vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes në vrasje me dashje, ndërkohë që dje e kanë quajtur të false ndjesën që u ka kërkuar në gjyq punonjësi i Policisë Nevaldo Hajdëraj.

Në rast se akuza nuk ndryshon, dënimi maksimal që mund ti jepet punonjësit të Policisë është 7 vite burg, që për familjen e Klodianit duket të jetë e pamjaftueshme. Babai i të riut tha dje në një intervistë televizive se ai ka pamje filmike të momentin të vrasjes, dhe në rast se drejtësia nuk bën rolin e saj, ai do të veprojë në ditët në vijim.