Basha me deklaratën e fortë: Kam kërkuar hetimin e dhunës së Ramës e Veliut dhe një tufë horrash ndaj të rinjve që po thonë “Mjaft më”

Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar se ka kërkuar hetim për dhunën e Ramës dhe të Veliut ndaj protestuesve, “kam kërkuar hetim për dhunën e Ramës dhe Veliut ndaj një tufe horrash. Ato vrasje ishte vetëm shkëndija e atyre protestave të të rinjve sepse rrënjët e saj janë shumë thellë”, tha Basha.

Kryetari i PD deklaroi se pas 25 prillit policia do ti kthehet shtetit dhe se nuk do të përdoret për arat e kanabasit dhe për të goditur të rinjtë, nënat dhe motrat tona. “Do të jetë një reform të thellë në polici dhe do të jetë në krahun e qytetarëve dhe se Brenda 6 muajve do të keni një polici të standardeve të Kosovës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, ku mes të tjerash foli dhe për foton e bërë në Nju Jork, ku tha se nuk është në dyqan luksi, por në një dyqan bojërash.

Për kreun e PD, Rama brodhi tri ditë rrugëve të Nju Jork në dyqanet më luksoze, ndërsa shtoi se nuk gjeti asnjë minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, që u vra nga policia.

“3 ditë rrugëve të Nju Jork në dyqanet më luksoze dhe nuk gjeti një minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, ndërsa tani kthehet ditë për ditë te vendi i krimit. Një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë, do të rrezikojë edhe lëvizja e lirë e shqiptarëve, harrojeni më integrimit. Gjuha e tij e urrejtjes nxit reagimet më negative te shqiptarët. Asnjë ndjeshmëri për vrasjen e të riut.

Tre ditë heshtje, sepse mendoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje. Komunikatat e policisë për dy ditë u munduan të fajësonin viktimën. Dhe Edi Rama do vazhdonte të heshtte. Ai është gati të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij, ndaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo se reflektoi. Edhe po të shkojë 5 herë në ditë te familja e Rashës, thjesht iu tregon shqiptarëve sa i pandjeshëm është”, tha Basha.