Reagimi i fortë i BE: Të ndalen kërcënimet dhe kanosjet ndaj gazetarëve, lejoni median të bëjë punën

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të garantojnë kushtet e duhura që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi.

Në një postim në Twitter, delegacioni thotë se është thelbësore që gazetarët në Shqipëri ta bëjnë punën pa kërcënim, ngacmim dhe frikësim.

“Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, thotë delegacioni i BE-së.