Rama e cilësoi vdekje aksidentale/ Flet babai i Klodian Rashës: Vrasje e dytë dhe me paramendim!

Qazim Rasha, babai i Klodjan Rashës që u vra nga policia, në një intervistë për televizionin ABC e ka quajtur “vrasje për herë të dytë”, cilësimin që qeveria i bëri Klodjan Rashës teksa i dha pension familjes, si ngjarje aksidentale.

“Ajo është një metodë, një vlerësim, që mund të bëhet për një lloj aspekti. Unë kam hallin e dhimbjes së djalit.

Ajo nuk është versjon. Ajo është devijim nga gjithçka. Ma kanë vrarë për herë të dytë djalin. Ajo është vrasje me paramendin dhe nuk ka asnjë lloj alibie”, u shpreh Qazim Rasha.

Si e cilësoni deklaratën e protestuesve që kjo nuk është më kauzë vetëm e juaja por e të gjithë shqiptarëve?

Njeriu atë që ndjen e shpreh vetë dhe unë nuk mund të shpreh asgjë më tepër përveç dhimbjes që kam për djalin tim, dhimbja është e djalit tim, familjes time, pjesë e dhimbjes je edhe ti, edhe ata, gjithkush merr pjesë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem.

Si e cilësoni vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit social?

Ajo është një metodë, një vlerësim që mund të bëhet në një lloj aspekti, por unë nuk kam hallin e pensionit, por hallin e dhimbjes së djalit.

Si e gjykoni faktin që në vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit, e cilëson ngjarjen si aksidentale?

Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie.

Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër.

Si e cilësoni deklaratën e autorit, që tha se dua t’ju kërkoj falje?

Ajo është një fasadë. Është thjeshtë fasadë dhe nuk ka fije kuptimi. Një person, sado edhe me çrregullime mendore, këtë lloj vulgariteti nuk arrin dot që ta mendojë dot ta mendojë, ta imagjinojë, jo ta vendosë në zbatim.

Një punonjës shteti, një punonjës policie, një punonjës rendi që është i detyruar për të ruajtur jetën time, fëmijës tim, fëmijës tënd, ne kërkojmë mbrojtje dhe solidaritet nga cilido. Nëse bëj një gabim unë marr dënimin, fajin që kam, por jo të ndëshkohet me genoncid, makabritet me vulgaritet, është bastarde.

Rasha 2

786c10f1 006e 4b0f a1bb ae5e79144fc9 640x969 1