Protestuesi 19-vjeçar terrorizohet në qeli prej tre ditesh për pankartën që mban…

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar terrorin që po ushtrohet në qeli nga forcat e policisë ndajj një të riu protestues.

“Ky eshte Andrea Bregu 20 vjec, terrorizohet ne qeli prej tre ditesh per pankarten qe mban. I ati Kristaq Xhelati firmosi varjen ne litar per fjalen e lire te Havzi Neles, i biri Edvini krenar me te atin mizor terrorizon prej tre ditesh ne qeli 20 vjeçarin Andrea Bregu. sb”, shkruan Berisha.

Andrea Bregu, protestuesi 19-vjeçar, që po mbahej në kushte mizore në komisariatin nr.1, mësohet se është zhvendosur në një ambient disi më të përshtatshëm.

Ditën e djeshme rrjeti u mbush me njoftime se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Vetëm pas presionit të madh nga rrjetet sociale dhe media, Andrea është zhvendosur te Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe i është mundësuar një vizitë mjekësore.

Avokatët e të arrestuarve në protestë thonë se, ata po mbahen në kushte çnjerëzore dhe po dhunohen.