Ballina Aktualitet Protestë edhe në Bruksel para ambasadës shqiptare: Duam drejtësi europiane!

Protestë edhe në Bruksel para ambasadës shqiptare: Duam drejtësi europiane!

Me dhjetëra emigrantë shqiptarë janë mbledhur këtë mbrëmje përballë ambasadës shqiptare në Bruksel për të kërkuar drejtësi për Klodianin, të riun që u vra nga policia në Tiranë.

Me thirrjet: ‘Brukseli është me ju’, ‘Drejtësi, drejtësi europiane’, ‘Duam drejtësi për Klodianin’, shqiptarët kanë sfiduar motin e keq në kryeqytetin belg.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Bashkatdhtaret ne Bruksel ne proteste kunder vrasjes shteterore te regjimit te Edvin Kristaq Xhelatit para ambsades shqiptare.

Pas Romes dhe Londres sot bashkatdhetaret tane protestuan dhe gjuajten me veze dhe domate para ambasades tone ne Bruksel.
Mirenjohje te thelle per mbeshtetjen e tyre te çmuar.

Ju bej thirrje bashkatdhetareve tane kudo qe ndodhen te ngrene zerin e tyre te fuqishem te protestes kunder regjimit te droges, krimit dhe vrases te Edvin Kristaq Xhelatit. sb

Exit mobile version