Ballina Aktualitet Paaftësia, lukunia, pafytyrësia, manipulime dhe pasurime personale janë refreni i përditshëm i...

Paaftësia, lukunia, pafytyrësia, manipulime dhe pasurime personale janë refreni i përditshëm i qeverisë Rama

Nga Ilir PECNIKAJ

Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëvë të Europë, 1.1mjek/1000 banorë, shifër e ngjashme me vendet e Afrikës qëndrore.

Por le të shohim se sa respect ka kjo qeveri për këtë “ASET KOMBËTARË”, përherë e më i kërkuar, përherë e më i rradhë, në këtë kohë pandemie.

Nga data 30 qershor e deri më tani kemi mbi 26 mjek që kanë humbur jetën nga covid dhe në shërbim të qytetarve.

NDJESA PËR TË GJITHA BLUZAT E TJERA TË BARDHA , INFERMIERE, NDIHMËS INFERMIER DHE SANITARË, PËR TË CILËT NUK KEMI NJË NUMËR TË SAKTË, SEPSE MINISTRIA JEP VETËM NUMËRA NË PËRGJETHSI, PA I IDENTIFIKUAR ATO. PRA PËR KOMITETIN DHE MINISTREN E SHENDETËSISË, KËTO PËRSONA JANË VETËM NUMËRA DHE JO SHERBËTOR TË VIJËS SË PARË ANTI-COVID.

Në qoftë se bëjmë një krahasim me Italinë fqinje, e cila është e treta në Europë për numërin e fataliteteve nga covid, kemi:

Në Itali nga data 30/ 06/2020 kemi 87 jetë të humbura nga bluzat e bardha. Prej të cilëve pjesa më e madhe janë komplet jashtë strukturave covid, dhe kryesisht mjek në pencion, pra jashtë cdo structure spitalore. Thënë ndryshe kemi një fatalitet në mjekësi 1.4 mjek/njëmilion banorë.

Në shqipëri kemi 26 fatalitete VETEM MJEK të cilët kanë qënë direkt të lidhur me trajtimin e përsonave covid. Pra kemi mbi 9.3 mjek/njëmilion banorë që kanë humbur jetën.

Fatalitet në rradhët e mjekëve në Shqipëri janë mbi 7 herë më i lartë se sa Italia fqinjë. Po të përjashtojmë nga lista mjekët që kanë qënë jashtë strukturave spitalore në itali ky raport shkon rreth 20 herë më i lartë se sa në Italine fqinjë.

Ky është kujdesi i qeverisë për mjekët?!

NË ASNJË SPITAL NË SHQIPËRI, QOFSHIN ATO COVID, NUK KA NJË PROTOKOLL SANIZIMI ANTI-COVID, GJË E CILA PO VRET CDO DITË BLUZA TË BARDHA.

Komitetit dhe qeverisë i interreson vetëm të bëj tendera korruptiv, dhe sikur të mos mjaftonte një gjë e tillë, për të vjedhur sa më shumë përqindje në to, i zgjasin në kohë, derisa kërkesa të bëhet gjithmonë e më emergjente, sepse kështu mund të rrisin % e vjedhjeve përmes “mjegullës” EMERGJENC.

Të tillë vetëm këto kohët e fundit ishin:

Tenderi i PPE (mjeteve mbrojtëse anti-covid për bluzat e bardha) i cili u vonua për 3 muaj dhe në fund u realizua me një vjedhje mbi 2.5 milion euro ( kjo si diferencë nga pari i kualifikuar dhe ai që e fitojë me mënyren “RILINDIAKORRUPSION” tenderin)

Testet e shpejta diagnostikuese, dhe keto mbi 3 muaj me vonesë, ku sot i gjënë në cdo farmaci në Europë me 5$, ME PAKICË, qeveria jonë i bleu blen 400.000 copë (100.000 të blear dhe 300.000 të tenderuara), me një vlerë rreth 12 dollar/copa pa TVSH ose 14.4 $ me TVSH. Një vjedhje kjo rreth 3.7 milion dollar. VLEN TË THEKSOHET SE KËSAJ HERE VIEDHJA ËSHTË PËRMES KONCENSIONARIT TË LABORATOREVE (seria e parë prej 100.000 është fituar nga e njëjta kompani që ka marrë Lab .Shtetërore me PPP).

Por si cdo dallavere e kësaj qeverie (nuk mund të them kurrë si cdo strategji, sepse vetëm të tilla nuk kanë qënë kurrë) ka dhenë “frutin” e saj:

Për një ide dhe më të saktë në këtë drejtim po marrim në shqyrtim këtë javë, e cila është java e dytë e dhjetorit, me po të njëjtën javën në nëntorit, që janë 7-12 dhjetor, 8-13 nëntor 2020.

Në këtë javë, sipas MSHMS janë bërë mësatarisht 2528 tampone/ditë, ku janë të përfshira edhe testet e shpejta, me një incidencë mesatare të përgjithëshme prej 31.5%.

Në javën e dytë të nëntorit (8-13), janë kryer mesatarisht 2354 tampone/dite, ku nuk ka pasur teste të shpejta, me një incidencë mesatare të përgjithëshme prej 22%.

(Në të dy rastet janë të përfshira testet e institucioneve private).

Sic mund të shohim kemi një rënje prej 10% të incidencës, që do të thotë se; nëse në nëntor kishim pak më shumë se 1/5 tampone pozitiv, kësaj jave ky numër ka shkuar në 1/3.

KUJTOJMË KËTU SE TESTAT E SHPEJTA JANË FUTURE PËR TË RRITUR NUMRIN E TESTIMEVE DERI NË PIKËN QË INCIDENCE TË BJERË RRETH 5%, GJË E CILA AS NUK KA NDODHUR DHE AS QË DO NDODHË NDONJËHERË MË KËTA DREJTUES TË PA PËRGJEGJËSHËM.

Ajo që bie në sy menjëherë, dhe pse numërat përsëri fallcifikohen nga ministria, është rritja e numërit të fataliteteve nga një mesatare 9 personash në ditë që ishin në javën e nëntorit në mbi 12 në ditë kësaj jave.

Në këtë pandemi, më qartë se sanjëherë ka dalë në pah, se:

Propaganda është mjeti shërimit i kësaj qeverie, dhe aty ku nuk jep efekt ky “merikamant” e bilancojnë me gaz lotësiedhës, dhe kur nuk kanë efekt këto dy të parat, përsoni eleminohet plumba në kokë.

Hajnia është kryka e kësaj qeverie. Në cdo vënd ku ka para, ajo që shikon kjo qeveri është vetëm përqindja, gjithmonë e më e lartë e vjedhjës, dhe jo cilësia e materialeve ose e shërbimeve të marra.

PËRFUNDIMISHT, PAAFTËSIA E KËSAJ QEVERIE, LUKUNIA E SAJ QË KA PËR PARA DHE PASURIM, PAFTYRËSIA NË MANIPULIME, DHE MOS RESPEKTIMI PËR ASNJË CAST I JETËVE TË QYTETARËVE TË SAJ, KANË QËNË DHE JANË REFRENI I PËRDITSHËM I TYRE.

Exit mobile version