Ballina Aktualitet Nëna protestuese: Civilët po na arrestojnë pa u prezantuar

Nëna protestuese: Civilët po na arrestojnë pa u prezantuar

Në natën e gjashtë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, një nënë protestuese e cila i është bashkuar tubimit, thotë se pjesëmarrësit po arrestohen nga policë civilë që nuk prezantohen dhe janë të paidentifikueshëm.

Ajo shprehet se, vrasja e Klodianit nuk është e rastësishme.

“Po arrestojnë protestuesit dhe nuk i prezantohen fare. Nuk e dimë se ku shkojnë këta persona të arrestuar nga civilët. Kërkojmë të drejtën se vrasja pas shpine e Klodianit nuk është e rastësishme. Nuk është politikë. Është e drejta jonë civile.

Mblodhëm firma dhe ata u tallën me ne. Tani qeveria as që ka ekonominë. Unë sapo i shtrova çfarë kërkoj. Ne kemi parë dhunë. Përgjegjësia është se ne shikojmë rastet e abuzimit dhe nuk mund të ndalojmë protestën. Dje nuk kishte dhunë, pse u hodh gazi lotsjellës. Nxjerrin sebepin e pandemisë dhe nxjerrin një akt normativ që nuk është ligj“, u shpreh ajo.

Exit mobile version