Policia po tenton të shtypë protestën! Genc Sejko zbulon SMS-në që i erdhi në telefon nga inspektorja e policisë

Genc Sejko, i cili është përfolur si organizator i protestave pasi u ekzekutua Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka marrë një mesazh në celular ku i kërkojnë të paraqitet në komisariat. Ai ka publikuar SMS në Facebook, duke shkruajtur “Fytyra e shtetit policor”.

“Mirëmbrëma Z.Genci. Unë jam Inspektorja pranë Komisariatit të Policisë Nr.2. Duhet të paraqiteni te ky komisariat te Zyra e Shefit të Policimit”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar Sejkos.

Nuk mungojnë komentet për këtë cështje, ndër të cilat përfshihet edhe ajo e mjekut Renato Osmënaj, i njohur ndryshe edhe si “Xhaxhi Doktori”. Ai e pyeti Sejkon se ku i kanë gjetur numrin, ndërsa i përgjigjet: “Spiunë pa hesap o vlla”.

gencii 397x400 1