17-vjeçari denoncon dhunën nga policia: Mbrëmë nuk isha në protestë, më rrestuan! Sot dola të protestoj

‘Dora më kullonte gjak’/ Adoleshenti: ‘Mbrëmë më rrahën pa shkak, sot kam dalë të protestoj’

Një 17-vjeçar denoncoi për Ora News se ishte shoqëruar një natë më parë nga policia edhe pse pretendon se nuk ka qenë në protestë.

Adoleshenti tha se gjatë shoqërimit është dhunuar nga policia.

E për këtë fakt, ai tha se sonte ka dalë të protestojë.

“Isha duke ikur te Zogu i Zi, aty ishte policia. U shpërndanë të gjithë, më kapën, më gjuajti shpullë njëri nga ata, më shanë dhe ofenduan. Kur ika në komisariat pashë dorën që më kullonte gjak, e kam me fashë. Më kanë mbajtur 3-4 orë. Nuk isha në protestë. Kishte shumë të shoqëruar. 8-9 persona në qeli. Pas tre orësh lajmëruan familjarët që erdhën dhe më nxorën.Sot do të dal të protestoj, edhe gjak të dershet këtu”.