Ballina Aktualitet Vrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Të rinjtë mblidhen masivisht në sheshin Skënderbej,...

Vrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Të rinjtë mblidhen masivisht në sheshin Skënderbej, e gjithë Policia e Shtetit tek protestuesit

Ka nisur protesta e të rinjve në ditën e 5-të pas vrasjes së 5-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Tubimi i organizuar nga të rinjtë në rrjete sociale ka nisur në sheshin Skënderbej, për tu drejtuar më pas drejt kryeministrisë dhe Drejtorisë së Policisë.

Edhe ditën e sotme rreth 900 forca policore janë në terren, ndërkohë që nga autoritetet marshimi është konsideruar i paligjshëm.

Aktualisht ka një numër të madh të efektivëve të policisë të pozicionuar në institucionet kryesore.

Autobotët për shpërndarjen e protestës janë vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë, por dhe pranë Drejtorisë së Policisë.

Exit mobile version