Revolta e protestuesve: Ardi Veliu ka tentuar të manipulojë provat e krimit! Ju jeni tradhtarë, jo shqiptarë!

Të rinjtë që protestojnë kundër Edi Ramës dhe kërkojnë largimin e Ardi Veliut nga drejtor i Policisë së Shtetit, akuzojnë këtë të fundit se është autori kryesor i manipulimit të provave të krimit.

‘Sandër Lleshi ishte thjeshtë një drejtues politik. Drejtuesi teknik i policisë është Ardi Veliu, ai ka tentuar që të manipulojë provat në vendin e krimit, duke dashur që të akuzojë Klodianin se kishte armë.

Ai është personi përgjegjës për veprimet e policisë, dhunën e ushtruar nga protestesve’, thanë protestuesit që ndodheshin në Sheshin Skënderbej.

Efektivët iu drejtuan të rinjve që të shpërndahen. Por në këtë moment ka ardhur reagimi i qytetarëve.

Ata u janë drejtuar policëve me fjalët: “Po provokoni përplasje, o tradhtarë, ju jeni tradhtarë, jo shqiptarë”. “Duam largimin e Ardi Veliut” tha njëri nga të rinjtë në protestë. Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu. Genc Sejko, i njohur si “njeriu i memeve” është pjesë e tubimit që po zhvillohet.