Policia nis arresatimet ndaj protestuesve paqësorë, Berisha publikon videon: 5 barbarë të Edvinit me një 13 vjeçar

Fillojnë arrestimet për protestën e pestë në Tiranë pas vrasjen e Klodian Rashës. Pikërisht, protestuesit u shoqëruan kur u afruan tek Drejtoria e Policisë Tiranë.

Pas nisjes se arrestimeve nga policia ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha.

“Pese barbare te Edvinit me nje 13 vjeçar. Turpi i mbulofte keta kriminele me uniforme dhe bosin e tyre Edvin Kristaq Xhelati! sb”, Shkruan Berisha.

Janë të paktën 6 qytetarë që janë shoqëruar, shumica prej tyre të rinj. Protesta e sotme filloi paqësisht, por tek Drejtoria e Policisë së Tiranës pati një episod ku pati gjuajtje me gurë dhe mbi protestuesit u hodh gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga autoboti.