Ballina Aktualitet Vrasja e Klodian Rashës, revolta e të rinjve krijon dhe një website...

Vrasja e Klodian Rashës, revolta e të rinjve krijon dhe një website të ri

Revolta e të rinjve pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie, ka shkuar deri aty, sa të hapin një website me emrin ‘unjamklodiani.com.’

Nëse klikon këtë website, në ballinë të saj lexon thirrjen për protestë sot në orën 18:00.

Pak më poshtë sheh që kërkesat e tyre janë të ikë e gjithë komanda drejtuese në vend, duke nisur nga kryeministri Rama, Ardi Veliu, drejtorë të policisë dhe shefi i ‘Shqiponjave’ Krenar Gjokutaj.

Poshtë secilit prej tyre, nëpërmjet polls, është shtruar pyetja “Të ikë?”.

Prej 3 ditësh, të rinjtë kanë përotestuar në disa qytete të Shqipërisë, si shenjë revolte pas vrasjes së 25-vjeçarit nga policia.

Kryesisht në Tiranë, ata janë përplasur me policinë, janë grushtuar e dhunuar me shkopa gome, gaz lotsjellës e ujë me presion nga këta të fundit.

Lexo edhe : “#unëjamklodrasha”, vrasja e 25-vjeçarit në Ditën e Rinisë
Të rinjtë e revoltuar nuk tërhiqen. Ata shpërndahen në disa lagje të Tiranës, e më pas rikthehet te Kryeministria apo Drejtoria e Policisë në kryeqytet.

Shumë prej tyre janë shoqëruar në komisariat, por ata sërish nuk ndalen. Protesta është paralajmëruar edhe për sot në orën 18:00.

Exit mobile version