Vrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Nis protesta në Shkodër: Të heqin Veliun dhe Ruçin ose të dorëzojnë pushtetin!

Shkodra sot po mblidhet në një protestë qytetare, për vrasjen nga Policia të të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor 2020. Gazetarja e SYRI TV raportoi se ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin e qytetit, të revoltuar nga marrja e padrejtë e një jete të re nga forcat policore.

“Është vrarë një djalë 25-vjeç, që mund të ishte edhe djali im! Është vrasje e pabesë!, tha një zotëri.  Këta policë i kanë zgjedhur si me shkollë, por duhet edukatë, edukatë familjare. Nuk mjafton shkolla.

Duhet të dorëzojnë pushtetin ose të heqin Ardi Veliun dhe Gramoz Ruçin, gjyshin e komunistëve. Se ne bëjmë 3-4 orë protestë dhe vazhdojnë prapë ata. Se kur vrasin atë, ata vrasin dhe të tjerë. Që në 2013 ata arrestojnë.

Një nga ata jam dhe unë, që kam bërë 30 vjet burg!

Na kanë mbajtur nga 5-6 muaj vetëm me gjyqe. Nëse unë dal dikun me djeg…Jo, këta të japin dorëheqjen.

Kam lënë punën sot, një tavolinë të vogël që punoj dhe kam dalë. Se më mirë të lë punën, se nuk vjen njeri të mbushë një çakmak aty ku punoj unë, por më mirë të dal këtu!

Protesta të ngjashme janë zhvilluar dhe po vazhdojnë në bashkitë kryesore të Shqipërisë prej katër netësh.