Video/ Tmerr! U arrestua pse ishte në protestë, i mituri del me barrelë nga komisariati i policisë, nënës i bie të fikët në rrugë

Fax News ka siguruar momentin kur një protestues që ishte shoqëruar në policinë e Durrësit doli jashtë me barrelë dhe u fut në ambulancë. Ai kishte marrë pjesë në revoltën për ekzekutimin e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, ngjarje që ka nxitur protesta në të gjithë vendin.

I mituri mezi merr frymë dhe rënkon brenda në ambulancë. “Pse me m’rraf mua. Ça bëra unë”, thotë ai

Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e nënës u përkeqësua kur pa djalin në barrelë dhe i ra të fikët para drejtorisë së policisë së Durrësit.