Të rinjtë, protestë para policisë në Durrës: Lironi shokët tanë!…

Ashtu sikurse në kryqytet, për të katërtën ditë me radhë kanë vazhduar protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha edhe në qytetin e Durrësit.

Një grup të rinjsh, me pankarta dhe thirrje Rama Ik, po marshojnë drejt godinës së policisë, ashtu sikurse një ditë më parë.

Të rinjtë kërkojnë lirimin e shokëve të tyre të ndaluar një natë më parë nga policia.