Reagon PD, Bardhi thirrje Ramës: Të ndalet menjëherë rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës!

Sektretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Edi Ramës që ndalë dhunën, gazin lotësjellës dhe rrëmbimet e të rinjve në rrugët e Tiranës.

Reagimi i Gazment Bardhit

Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror.

Helmimini Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm. Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.