Ballina Aktualitet Policia mbyt me gaz helmues Tiranën dhe sulmon protestuesit, arrestohen edhe qytetarë...

Policia mbyt me gaz helmues Tiranën dhe sulmon protestuesit, arrestohen edhe qytetarë të rastit

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, dhe ka nisur shoqërimin e protestuesve të cilët tashme nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë një mjegull tymi ka mbuluar rrugët e kryeqytetit.

Siç raportohet nga gazetarët në terren, institucioni i kryeministrisë është blinduar nga forca të shumta të policisë së Rendit dhe Shqiponja.

Të rinjtë kanë qenë duke ju drejtuar Drejtorisë së Policisë në Tiranës, efektivët kanë reaguar duke shpërndarë protestuesit.

Sot ka nisur protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës nga policia.

Një strategji tjetër e tmerrshme që po përdor policia, duke u shpërndarë në grupe të vogla dhe në ndjekje të shoqëruesve.

Grupet e të rinjve janë shpërndarë në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Exit mobile version