Ballina Aktualitet Kush është halabaku? Reagimi i fortë i mjekut ndaj Ramës: Unë jetoj...

Kush është halabaku? Reagimi i fortë i mjekut ndaj Ramës: Unë jetoj duke punuar, ti duke sunduar!

KUSH ËSHTË ALABAKU??
Zoti kryeministër, une dhe ti kemi shumë diferenca, por unë sigurisht nuk e kam fjalën për paratë e pushtetin.

Ti e di mirë, unë jetoj duke punuar ndërsa ti duke sunduar.

Unë e kam mbaruar universitetin i veshur me rrobat e babait tim, sepse isha i varfër, ndërsa ti mbarove nje institut thjesht prej emrit të babait.

Unë prej dy vitesh jam në këmbë kundër shkatërrimit të çdo vlere historike, morale e njerëzore në këtë vend dhe jam përballë teje e qenve të tu.

Ti e di mirë se si e nise shkatërrimin para 7 vitesh, fillove me linçimin e shesheve dhe qendrave historike të qyeteve, hodhe në rrugë të pa punë mijëra gra e burra vetëm e vetëm sepse nuk ishin rilindas, ndërsa i zëvëndesove me të pashkollë e militantë të verbër.

Ti, Edi Rama shkatërrove ekonominë me themel duke dhuruar paratë publike oligarkëve, katandise shëndetësinë, baltose arsimin, varrose drejtësinë, e ktheve policinë në një organizatë kriminale ndërsa kriminelët i ule këmbëkryq në qeveri, parlament, bashki e kudo.

Ti, Edi Rama po përpiqesh të vrasësh edhe atë që na ka mbetur, shpresën!

Unë bashkë me mijëra shqiptarë jemi në këmbë kundër rregjimit tënd që po sjell vetëm fatkeqësi për vendin tonë , e unë po të pyes publikisht, kush është alabaku e huligani në këtë vend?!

Ilir ALLKJA
mjek

Exit mobile version