Janë rikthyer sampistët e dhjetorit 1990

Nga Oerd BYLYKBASHI

Kur protestojne sepse duan t’u prishin shtepine, u hedhin gaz brenda ne shtepi. Dalin ne shesh te protestojne per padrejtesine, u hedhin gaz e i rrahin. I ndjekin ne rrugicen e shtepise sepse thyen shtetrrethimin e ores policore e i vrasin ne ndjekje e siper pas shpine, pak larg deres se shtepise. Kur cohen te protestojne te revoltuar per vrasjen e padrejte dhe kriminale policore, u hedhin perseri gaz, uje e shkopinj gome kokes dhe kurrizit. I ndjekin neper rrugica lagjesh, u shkojne neper erresire ne shtepia, i ndalojne, i fusin neper furgone ku i rrahin serish, i perplasin ne dhoma paraburgimi te tejmbushura ne mes te pandemise. Per t’i trembur qe te mos protestojne me per vrasjen policore u bejne procedim penal. Me pas u bejne presion prokuroreve dhe gjyqtareve me vëndin e punes qe te denojne sa me shume protestues.

‎Dikur u perpoqem shume per “policimin ne komunitet”. Parate u derdhen nga nderkombetaret per trajnim se si policia te jete pjese e komunitetit, ne ndihme te saj. Erdhi ky kryeminister dhe kryefjala eshte “policim mbi komunitetin”, nuk preket rroba e policit, ai eshte zot, fjala e tij te merr lirine e te con ne burg pa nje pa dy. Kane rikthyer modelin e policit “sampist”, te pregatitur per te te rrahur. Kur arrin ketu, pak duhet qe arma e tij te te marre jeten.

Ata te rinj e te reja te revoltuar qe nuk i tremben policise dhe shtetrrethimit te saj protestojne me sloganin “Une jam Klodiani!” sepse pikerisht nuk duan te jene ai, nuk duan te kene fatin e tij tragjik.

#25prill2021