Ballina Aktualitet Edi, lidhi qentë! Reagimi i fortë i botuesit të “Koha Jonë”

Edi, lidhi qentë! Reagimi i fortë i botuesit të “Koha Jonë”

Pas prangosjes dhe ndalimit të kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë”, Qamil Xhani, botuesi i kësaj media Nikoll Lesi ka shkruar një editorial të fortë, me titull: Edi Lidhi qentë!

Pasi tregon ngjarjen dhe dhunën e policisë përpara redaksisë së gazetës, Lesi i kujton kryeministrit Rama se fryma e arrogancës dhe shkeljes së ligjit që ka përhapur në polici bën që këta të fundit ti trajtojnë edhe mediat kritike si “armiq”.

“Nëse do të ishte rast sporadik edhe mund të mos bënim zhurmë të madhe, por rastet po përsëriten vrullshëm. Parmbrëmë morën një gazetar të Oranews, para ca muajsh e provova vetë pak metra nga redaksia kur tentuan të me merrnin me forcë edhe mua në komisariat, gjë për të cilin ju zoti kryeministër me thatë se ishte gabim.

Por “gabim”, “gabim” dhe prapë “gabime”, sikur nuk shkon zoti kryeministër!

Natyrisht që nuk keni urdhëruar ju mbrëmë, as drejtori i përgjithshëm i policisë, mendoj as ministri në ikje, por është fryma që keni përhapur në polici e në shtet. Frymë arrogante, dhune dhe bashkuar me një ironi e tallje ndaj çdokujt që nuk është në të njëjtin mendim me ju; e gjitha kjo vjen nga Ju si drejtues qeverie. E natyrisht polici apo zyrtari nuk ka pse të marrë leje nga Ju apo nga Endri Fuga, por e di se si duhet reaguar ndaj “armiqve” të pushtetit!”, shkruan ai.

Dhe në fund një thirrje dhe një paralajmërim të fortë për Edi Ramën.

“Ka ardhur koha të ikësh, duhet ta bësh edhe për veten tënde se je rënduar pak si shumë nga lodhja e pushtetit 8 vjeçar dhe 22 vjeçar në total. Ik, Edi sa ke kohë se mund të dalësh prapë udhëve lirshëm! Sa më shumë e mbush kazanin tënd me zullume, aq me vështirë do të jetë ta shpërlash. Në fakt kur i vjen ngordhja të zotit të qenve, kështu ndodh!”, shkruan botuesi Nikoll Lesi.

Exit mobile version