Aktivistja pyet Beqajn: Çfarë do hani për darkë sot?!

Nga Elona CASLLI

Një polic nuk përfaqëson gjithë Policinë e Shtetit – thotë Ilir Beqaj.

Ilir Beqaj, së pari uroj t’ju ketë shijuar njala në Shirokë. Duhet ta keni mbaruar për sa kohë keni dalë në konferencë për shtyp.

Ju nuk mund ta trajtoni policin vrasës të Klodjanit të ndarë veçmas nga Policia e Shtetit.
Ju këtë polic e trajtoni si një njeri që priste radhën për të blerë bukë dhe krejt papritur ndryshoi mendje dhe e fut në radhën e policëve.

Tragjikja në këtë mes eshtë që po kjo Polici e Shtetit krijoi artificialisht një situatë duke vendosur një armë pranë vendngjarjes. Kur ky skenar nuk funksionoi, u detyrua të pranonte të vërtetën.

Ndaj Beqaj, një polic mund të mos përfaqësojë gjithë Policinë e shtetit por e gjithë Policia e Shtetit mund të përfaqësohet nga një polic. Dhe ky është rasti.

Post Scriptum- Edhe unë, edhe Gon Kavaja, kemi një merak të modh. Çfarë do hani për darkë sot?!

130891546 1104618903341986 7522566377257108476 o