Vrasja e Klodian Rashës, protesta në të gjithë vendin: Poshtë diktatura! Ramna ik!

TKanë nisur protestat në të gjithë vendin me parrullat Poshtë diktatura! Ramna ik!.

ë rinjtë të shumtë janë mbledhur këtë mbrëmje përballë drejtorisë së Policisë Krujë, ku kanë protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e së hënës nga policia.

Me pankarta në duar të rinjtë kanë ndezur qirinj në hyrje të drejtorisë së policisë, ndërkohë që kanë kërkuar largimin e Ramës.

Në ditën e tretë të protestave kundër ekzekutimit të Klodian Rashas nga efektivi i policisë, qytetarët e Fushë Krujës janë ngritur, duke iu bashkuar shumë qyteteve të tjera në të cilat po protestohet njëkohësisht.

Thirrjet e protestuesve tashmë janë ‘Rama Ik’, duke kërkur në këtë formë, largimin e kryeministrit, si përgjegjësi kryesor i vrasjes së të riut nga ana e policisë.

Gazetari Aulon Kalaja ka publikuar në Facebook pamjet e grumbullimit të qytetarëve, të cilët mbajnë në duar qirinj dhe flamuj shqiptar, në nder të viktimës Klodian Rashas.