Të kriminalizuar deri në palcë me në krye Bablokun!

Nga Edmond SPAHO

A ka turp dhe ku jeton ky Kryeministër?! Kudo mund të jetojë, por jo në Shqipëri, sa kohë nuk merr asnjë përgjegjësi, e politizon çështjen duke ia vënë fajin opozitës, shtron pyetjet e mëposhtme dhe jep përgjigje mohuese:

– “A ka pasur prirje për dhunë nga Policia, vitet e fundit?”

Këtij të papërgjegjshmi nuk vlen t’i kujtosh fakte, sepse po të mos ishte i tillë nuk do të meritonte këtë emër, por qytetarët mbajnë mend mirë sulmin me gazlotsjellës ndaj opozitës si të ishte policia e serbëve, sulmin me gazlotsjellës ndaj familjeve të Unazës në mes të natës, përfshirë fëmijët, sulmin dhe rrahjet ndaj qytetarëve gjatë prishjes së Teatrit, rrahjen e adoleshentit nga Policia gjatë pandemisë dhe dhjetëra raste të tjera.

Policia frymëzohet nga filmimet që publikove gjatë pandemisë, kur kërcënoje qytetarët e tu me shembullin e policisë së një vendi autokratik që ndiqte dhe rrihte popullin me kamzhik.

– “A kanë lidhje me krimin këta që drejtojnë Policinë, përfshirë Ministrin e Rendit?” – Të kriminalizuar deri në palcë me në krye Bablokun!  Mjaftojnë vetëm disa fakte për të kuptuar se ku jemi katandisur: dosjet 184 dhe 339.

E harrove Bablok, Damianin me çunat problematikë, Ulsiun, Saimirin, regjistrimet e tua ku flet për grabitjen e zgjedhjeve, “Duar -akulloren”, Avdylajt?! Sa kriminelë të rrezikshëm janë liruar nën qeverisjen tënde?! Po ata dy ministrat e mëparshëm të Rendit, përse ikën, për lidhje me ëngjëjt apo për lidhjet me krimin e organizuar?! E ke mbushur kupën Bablok. Llogarinë e ke me qytetarët!